Formula 1

McLaren i shpall ‘luftë’ Mercedesit dhe Ferrarit

Pas një sezoni mjaft të dobët nga ana e skuderisë McLaren, 2 gara nga fundi, britanikët kanë premtuar sfidë ndaj dominuesve, Mercedes dhe Ferrari.

Deklarata vjen nga dy drejtuesit e skuderisë, Zak Brown dhe Eric Boullier, të cilët shpjegojnë se falë bashkëpunimit me Renault-in, makina do të jetë në gjendje të rivalizojë denjësisht për titull.

Deklaratat e McLarenit karikojnë pilotin spanjoll Fernando Alonso, që këtë sezon u zhgënjye tërësisht nga makina e tij dhe shpesh herë nuk arriti ta përfundojë garën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency