Me 3 mungesa, Skënderbeu premton kthesën ndaj Kukësit!
Humbja me Teutën duhet hedhur sa më shpejt pas krahëve, Skënderbeu përgatitet për t’u rikthyer më i fortë, me Kukësin. Skuadra e Orges Shehit përgatitet në Korçë për sfidën e kësaj të premteje. Problemet nuk mungojnë, nuk do të jenë të gatshëm kapiteni Marko Radas, Blerim Krasniqi që vazhdon të jetë i dëmtuar e po ashtu dhe Ardit Hoxhaj, por po ashtu as optimizmi se skuadra do të dijë të rikthehet në rrugën e fitoreve. Vetë Shehi ka bërë analizën e gabimeve në takimin e fundit, duke evidentuar se cfarë nuk ka shkuar por pa e dramatizuar situatën që pritet të japë një përgjigje pikërisht përballë Kukësit të Armando Cungut. Forcë, agresivitet dhe mendje e kthjellët, janë këto vetitë që kërkon trajneri nga skuadra në sfidën me Kukësin, e po ashtu dhe vetëdijen për t’u futur në fushë me hijen e një skuadre që ka ditur të dominojë të gjithë rivalët e drejtëpërdrejtë. Skënderbeu e ka fituar përballjen e fazës së parë ndaj Kukësit me rezultatin 1-0 ashtu siç ka bërë edhe në dy sfidat ndaj Partizanit, ecuri që rrit optimizmin dhe vetëbesimin e lojtarëve të Skënderbeut për të ruajtur të njëjtin ritëm përballë verilindorëve duke rikuperuar terren në luftën për kreun.



