Me avion privat nga Brukseli, mbërrin në Milano sulmuesi i ri i kuqezinjve
Divock Origi ka mbërritur në Milano pasditen e së hënës teksa do të nisë aventurën e re me klubin e Milanit. Sulmuesi belg mbylli pas gjashtë sezonesh aventurën me Liverpool dhe kaloi në Itali me parametër zero ndërsa trajneri Stefano Pioli pritet t’i dhurojë një fanellë titullari pasi Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud nuk garantojnë më vazhdimësi për shkak të moshës së madhe.
Ditën e martë, Origi do të kryejë edhe vizitat mjekësore për Milanin ndërsa më pas do të nëshkruajë kontratën katërvjeçare nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.
Interesant është fakti se Origi i ka shënuar Milanit në edicionin e kaluar të Champions League në fitoren e The Reds me rezultatin 2-1. Madje, në San Siro ishte pikërisht goli i 27-vjeçarit i dhuroi fitoren angelzëve. Gjithsesi, tashmë San Siro është shtëpia e re e Origit ndërsa do të provojë të realizojë gola për të ndihmuar trajnerin Pioli dhe shokët e skuadrës të mbrojnë titullin kampion të Serisë A.



