“Më bëri për vete menjëherë”, Klopp flet për sulmuesin: E dashuruam në 2 ndeshje!
Darwin Nunez është një nga lëvizjet më të bujshme deri në këtë pikë të merkatos teksa Liverpool zgjodhi pikërisht sulmuesin uruguajan për t’iu kundërpërgjigjur rivalëve të Manchester City që transferoi Erling Haaland. Nunez i kushtoi plot 75 milionë euro të kuqve të cilët në vazhdim do t’i paguajnë edhe disa bonuse Benficës, ndërsa së fundmi trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar edhe momentin kur sulmuesi e bëri për vete. Tekniku gjerman thekson se i bëri përshtypje Nunez në dy ndeshjet çerekfinale që luajtën ndaj Benficës në Champions League, pikërisht me sulmuesin që shënoi në secilin prej dy takimeve.
“Ishte shumë impresionues në ndeshjet që luajti kundër Liverpool. Kur ne përgatisim skuadrën për një ndeshje, dimë gjithçka për një kundërshtar ndaj i njihnim mirë cilësitë e Nunez. Në fakt, nuk dihej nëse ai do të zbriste në fushë pasi sapo ishte kthyer nga ndeshjet me kombëtaren, megjithatë Nunez u aktivizua dhe ishte impresionues. Ka shumë forcë, por edhe teknikë.
Për të mos folur më pas për dëshirën me të cilën zbret në fushë, lëviz në mënyrë shumë të zgjuar dhe ne na shkaktoi shumë probleme. Ne u dashuruam me atë në vetëm dy ndeshje, ishte kënaqësi ta shihje dhe në momentin kur kuptuam se kishim një shans për ta transferuar atëherë nuk e menduam dy herë dhe bëmë gjithçka për të. Tani jam shumë i lumtur që e kam në skuadër Nunez”, u shpreh Nunez.



