Serie A

Me Conten duan të qëndrojnë të gjithë, Miranda i jep sinjale “dashurie” Interit!

Me afrimin e Diego Godin, Joao Miranda ka përfunduar në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Interi në këtë merkato, por vetë mbrojtësi i cili aktualisht është i grumbulluar me Brazilin në Copa America nuk mendon aspak kështu, madje në një intervistë ka nënvizuar se dëshiron të jetë pjesë e Interit të ri që do të drejtohet nga Antonio Conte. Ndoshta në skemën 3-5-2 që përdor trajneri italian mund të ketë vend edhe për 34-vjeçarin brazilian. “ Do të më pëlqente të qëndroja te Interi, do të ishte një opsion i mirë. Skuadra po rritet shumë dhe do pëlqente të isha pjesë e Interi të ri fitues. Pas finales së Copa Americas, do të flas me drejtuesit e klubit”, theksoi Joao Miranda.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency