Premier League

“Më duhet të mësohem… ”, Eriksen rrëfen emocionet e debutimit në “Old Trafford”

Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, Christian Eriksen e ka shijuar në maksimum debutimin si “djall” në stadiumin “Old Trafford”.

Mesfushor danez firmosi një kontratë 3-vjeçare me Manchester United, që në fundjavë u përball me Rayo Vallecano në një takim miqësor.

Dueli ndaj skuadrës së Ivan Balliut (luajti 90 minuta) përfundoi në barazim 1-1. Eriksen iu rikthye emocioneve të provuara në takimin e parë me United në stadiumin mitik.

Ishte speciale të debutoja në ‘Old Trafford’, një stadium që më ka pëlqyer gjithmonë, por të luaja me fanellën e United ishte një ndjenjë ndryshe me të cilën duhet të mësohem.

Ndihem mirë, grupi është kujdesur për mua. Nuk jam stërvitur shumë me ekipin, pasi ata kanë qenë në turne dhe kam pak minuta në këmbë.

Por ndihem mirë, i freskët, skuadra është mirë dhe ndjesitë në dhomat e zhveshjes janë shumë pozitive”, deklaroi 30-vjeçari, i cili ka lënë pas problemet kardiake dhe po rikthehet lojtari i ditëve më të mira.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency