Me foto kur ishte fëmijë, Bayern zbulon rinovimin e kontratës së Muller
Bayern Munich dhe Thomas Muller kanë rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2024. Kontrata e gjermani me bavarezët përfundoi përpara dy ditëve, ndërsa sot është firmosur kontrata e re.
Lajmin e rinovimit me sulmuesin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan se “Muller qëndron në shtëpi”.

“Kampioni i rekordeve qëndron me kampionët e rekordeve. Bayern dhe Thomas kanë rënë dakord për një rinovim të kontratës deri në 2024-ën. 32-vjeçari ka qenë pjesë e klubit që në moshën 10-vjeçare, duke progresuar në çdo grupmoshë që ka luajtur, përpara se të bashkohej me grupin parë në 2008-ën. Asnjë lojtar në historinë e Bundesligë nuk ka ngritur trofe më shumë se Muller.”-shkruajnë kampionët e Gjermanisë.
Gjatë këtij sezoni në Bundesliga Muller ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 20 asiste, duke qenë vendimtar në rezultatet e Bayern dhe te sigurimi i titullit të 10-të kampion.




