“Më ftoi në apartament”, ish-trajneri i Chelsea nën akuzë për ngacmim seksual
Ish-trajneri i Chelsea në sezonin 2007-2008, Avram Grant ka përfunduar nën akuzë për ngacmim seksual në këmbim të ndihmës profesionale për t’u ngjitur në karrierë. Denoncimi vjen nga vendlindja e 66-vjeçarit teksa një program televiziv në Israel ka mbledhur dëshmi të disa grave, të cilat kanë folur për shantazhet nga ana e Grant. Madje, një vazjë 22-vjeçare thekson se Grant e ftoi në apartament dhe kërkoi të përfitonte nga ajo, duke i premtuar një vend pune.
Gjithsesi, reagimi i trajnerit ka qenë i menjëheshëm ku thekson se në jetën e tij gjithnjë është munduar t’i respektojë njerëzit pa pasur qëllime të këqija.
“Në jetën time kam kërkuar gjithnjë të respektoj të gjithë femrat dhe meshkujt, jam munduar që të jem miqësor pa pasur asnjë arsye përfitimi. Nuk kam pasur qëllime të sillem në një mënyrë e cila nuk ka qenë e duhura apo të dëmtoj dikë. Nëse dikush është ndjerë e bezdisur nga unë, atëherë i kërkoj falje nga thellësia e zemrës”, u shpreh Grant.



