“Më i dobëti kundër Fiorentinës”, ja si e vlerësojnë mediat italiane Rrahmanin
Napoli u mund në shtëpi nga Fiorentina me rezultatin 2-3, duke rrezikuar kështu titullin. Referuar mediave italiane më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili humbi shumë dhe lejoi “violët” që të shënonin tre gola.
Ndërsa kanë bërë vlerësimin e lojtarëve të kësaj përballjeje, Rrahmani ka marrë vlerësime minimale nga thuajse të gjitha mediat sportive italiane. Gazzetta dello Sport I ka vendosur notën 5, Corriere dello Sport 4, ndërsa Tuttosport 4.5.
Teksa raportojnë edhe se më mirë do kishte qenë që Rrahmani të kishte qëndruar jashtë në këtë përballje. Aktualisht Napoli qëndron në vend të tretë të Seria A me 66 pikë, teksa rruga drejt titullit duket shumë e vështirë.



