Kombëtare

Më i shtrenjtë se Lukaku, Chelsea: Armando Broja kushton 70 milionë €

Armando Broja vazhdon të dhurojë paraqitje spektakolare në fushë. Sulmuesi shqiptar, i cili ndodhet në pronësi të Chelsea deri në 2026, është huazuar te Southampton këtë sezon.

9 gola me “Shenjtorët” mes kampionatit, Kupës së Ligës dhe FA Cup në 27 ndeshje për 20-vjeçarin e talentuar, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

 

Chelsea ka marrë disa oferta për Brojën, por ka një kusht për ta lënë të lirë: sulmuesi do të shitet vetëm nëse vjen një ofertë 70 milionë euro, disa milionë më shumë sesa kushton sot Romelu Lukaku (45-50 milionë euro).

Trajneri Thomas Tuchel e vlerëson shumë djaloshin nga Malësia e Madhe, por e ardhmja e tij do të varet edhe nga pronarët e rinj që pritet të blejnë klubin e nxjerrë në shitje nga Roman Abramovich.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency