Futboll

Më mirë se Raul dhe Mbappe, Haaland talenti i madh që po magjeps Europën

Erling Haaland, sulmuesi i Salzburgut, është shndërruar në sensacion në futbollin elitar në Evropë. Këtë të martë ai shënoi përsëri në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Napolit, madje duke thyer një rekord të ri, që e bashkon atë me më të mirët e historisë. Në moshën 19-vjeçare, ai ka realizuar shtatë gola në kopmpeticion më të rëndësishëm kontinental për klube dhe tashmë ka tejkaluar numrin e golave të realizuar nga Raúl dhe Mbappé në të njëjtën moshë.

Është normale që një talent i tillë të ndiqet nga afër nga klubet kryesore në Europë si Real Madrid, Manchester United apo Barcelona. Haaland mbërriti në Salzburg një vit më parë nga Molde. Në pak muaj ai është shndërruar në një “yll” i padiskutueshëm i futbollit. Në këtë sezon në kampionatin austriak ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje (plus gjashtë asistime).

Po ashtu po tregon në Europë se e ka stekën të lartë. Në katër ndeshje të luajtura deri më tani ai ka realizuar shtatë gola. Tre kundër Genk, një kundër Liverpoolit, dy në ndeshjen e parë kundër Napolit dhe një mbrëmë në kthimin në Itali.

Haaland është aktivizuar te përfaqësueset e moshave të Norvgjisë që kur ishte kur ishte 15 vjeç. Trajneri i përfaqësueses nordike, Lars Lagerbäck, i dërgoi ftesë në muajin shtator, kur bëri debutimin me ekipin e parë të Norvegjisë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency