Premier League

“Më në fund 5 zëvendësime”, Klopp: Lajm super! Mane-Salah? Asnjë problem mes tyre

Në Premier League do të kryhen pesë zëvendësime për ndeshje duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Një lajm i tillë ka gëzuar Jurgen Klopp, i cili preku disa tema gjatë konferencës për shtypin përpara takimit shtëpiak të ditës së shtunë kundër Watford.

Ky është një lajm i mirë për futbollin dhe një risi për lojtarët. Ndeshjet nuk do të rrallohen dhe për këtë arsye do të përpiqemi t’i ndihmojmë ata që luajnë më shumë, mund të përdorim më shumë rotacion.

Watford? Nëse do të mendonim se do të kishim ndeshje të lehta nuk do të ishim ne 69 pikë dhe Manchester City 70. Duhet të luajmë me vrull të madh kundër ekipeve që tentojnë të na godasin me kundërsulme apo goditje standarde.

Gjithsesi, kjo gjë nuk më shqetëson shumë pasi skuadra më dëgjon, më ndjek dhe e ka të qartë se çfarë kërkoj. Duhet të zbresim në fushë me intensitetin dhe frymën e duhur”, deklaroi trajneri gjerman, i cili ndalet edhe te dyshja Salah-Mane.

Në Botërorin e Katarit do të luajë i dyti, i cili ia doli të triumfojë me Senegalin e tij kundër Egjiptit të Salah. “Jam shumë i lumtur për Sadion, por ndjej trishtim për Momon. Lazerat që iu drejtuan gjatë penalltisë nuk ishin një skenë e mirë.

Nuk mendoj dhe besoj se ata të dy do të ndikohen rezultati i ndeshjes direkte, janë dy profesionistë dhe janë përballur në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin. Tani janë sërish bashkëlojtar”, theksoi Klopp.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency