“Më pëlqen ky grup, Shqipëria më e fortë se Izreali”, trajneri i Islandës komenton shortin
Islanda është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në Nations League. Ekipi kombëtar është pjesë e Grupit 2 në Ligën B, ku do të sfidojmë Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Trajneri i kombëtares nordike, Arnar Viðarsson komentoi shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës. “Më pëlqen shumë ky grup, por e kemi të qartë që nuk ka ndeshje apo rivalë të lehtë.
Paraprakisht, Rusia duhet të jetë skuadra më e fortë në grup, pasi është më lart se të gjithë në renditjen e FIFA-s. Shqipëria dhe Islanda janë në të njëjtin nivel, më pas vjen Izraeli.
Ne do të futemi në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, por objektivi real është që të mbetemi në Ligën B. Është gjithmonë kënaqësi të përballemi me skuadra të reja”, deklaroi 43-vjeçari.



