Kategoria Superiore

“Më shumë se finale”, Adili: Titulli? Të zgjohemi herët për të realizuar ëndrrat tona

Mevlan Adili e cilëson si finale duelin kundër Skënderbeut, transfertë ku Vllaznia nuk fiton në kampionat prej nëntorit të vitit 2020. Mbrojtësi i ekipit shkodran foli për mediet rreth duelit të ditës së premte (16:45) ndaj juglindorëve të Memellit, teksa beson akoma te titulli kampion. Ekipi shkodran renditet në vend të katërt, ndërsa Tirana kryesuese është 12 pikë larg.

Rikthehem në një stadium ku u largova me shije të hidhur në fazën e parë? Po, e vërtetë, por aspak nuk ishte një shije e hidhur. Unë di ta mbroj karakterin tim dhe nderin e familjes time, dhe po ishte nevoja prapë do ta bëj.

Më vjen shumë keq që një ekip si Skënderbeu ndodhet në vend të fundit. Ata bënin ligjin në Shqipëri përpara disa vitesh dhe përfaqësonin shumë mirë Shqipërinë në Evropë. Ndjenjë e keqe që i shoh në fund, por futbolli i sotëm varet edhe nga financat.

Ata kanë një ekip me djem të rinj, të cilët duan të tregojnë në çdo ndeshje veten e tyre. Në do të shkojmë atje më një përkushtim të madh, neve na nevojitet fitorja. Ndeshja kundër Skënderbeut do të jetë më shumë së një finalë për në.

Çdo futbollist shkodran që luan jashtë Shkodrës ka dëshirë të shënojë ndaj Vllaznisë, t’u dëshmojë së ka gabuar ndokush. Ju dëshiroj shëndet dhe të shënojnë pas kësaj ndeshje.

Shehi? Kemi kaluar shumë mirë më Dajan Shehin, kam respekt të madh për të, është super futbollist dhe super djalë. Ai e ka respektin të madh në Shkodër, edhe prej shokëve. I dëshiroj shëndet dhe suksese.

Partizani? E filluam mjaft mirë ndeshjen. Hakaj është një super djalë dhe super futbollist, ai ka kontribuar shumë këtë vit. Hakaj nuk duhet të ulë kokën, ta çojë kokën dhe të kthehet shumë më i fortë, sepse na duhet.

Nesër është më shumë së një finale, mendoj së nesër do të jetë dita e sulmuesve. Ata do të çelën nesër, diçka që e presim prej kohësh, nesër do të jetë dita e sulmuesve.

Titulli? Duhet të besojmë dhe ëndërrojmë derisa të na lejojë matematika. Mrekullitë ekzistojnë dhe janë mes nesh. Duhet të ëndërrojmë, por jo duke fjetur, duhet të zgjohemi më herët për të realizuar ëndrrat.

Futbolli është sakrificë, të largon nga njerëzit më të dashur. Jam bërë baba, por e kam parë vetëm njëherë fëmijën tim. Dua t’u them të gjithëve që nuk është e thjeshtë të jesh një futbollist, edhe pse njerëzit mendojnë së kemi paga të larta dhe nuk paguhemi si njerëz normal. Çdokush mund të komentojë një futbollist, por jo ta gjykojë. Liria e fjalës është e lirë, por dikush e ka fituar më gjak, ka njerëz që kanë bërë shumë sakrifica”, deklaroi 27-vjeçari nga Shkupi.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency