“ME TY”, futbolli jep mesazh kundër dhunës ndaj grave
Në Shkodër po luhet sfida mes Kukësit dhe Partizanit, ndeshja e parë e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore.
E veçanta e këtij takimi është se futbollistët e të dy skuadrave i janë bashkuar nismës së FSHF-së, për të bërë një fushatë kundër dhunës ndaj grave.
Kështu të gjithë futbollistët në fushën e lojës, ata në stol, por edhe arbitrat e takimit, kanë zbritur sot me mbishkrimin “ME TY” në faqe, për të dhënë një mesazh të fortë kundër këtij fenomeni.




