Merkato

Më vendimtari në Premier League, Hazard “zgjidh” problemet te Reali

Eden Hazard është futbollisti më i mirë i Premier League-s dhe ai me produktivi. Sulmuesi belg i Chelsea-t dhe njëkohësisht objektivi numër 1 i Zidane për Realin e Madridit sezonin e ardhshëm është lojtari më vendimtar i këtij sezoni deri tani në Angli.

Pas dygolëshit spektakolar ndaj West Hamit, mbi të gjithë goli “Maradonian” më i miri i karrierës së tij, Hazard arrin në kuotën e 16 golave e 12 asisteve. Asnjë futbollist në Premier League nuk arrin shifrat e tij, edhe pse janë 5 lojtarë që kanë realizuar më shumë, por që mbeten pas me asiste. Hazard kryeson listën e golashënuesve dhe asistuesve (28 në total) para Kun Agueros (26), teksa numëron dhe 26 aksione vendimtare, sipas shifrave zyrtare që publikon Premier League.

Hazard, 28 vjeç, po zhvillon sezonin e tij më të mirë që nga koha kur është bërë pjesë e bluve të Londrës. Gjen golin me lehtësi dhe ka një përmirësim të ndjeshëm të numrave që barazon sezonin e tij më të mirë të arritur më herët: 16 gola në 2016-2017.

5 ndeshje përpara fundit të Premier League-s nuk është e vështirë që ta kalojë këtë shifër. Lojtari i Chelsea-t me shumë gjasa do t’i sjellë Realit të Madridit golat e munguar pas largimit të Cristiano Ronaldos. Momenti i tij i mirë përpara portës nuk e bën atë një “yll” individualist, sepse ka dhuruar 12 asiste, 2 më pak se në sezonin 2012-2013, kur në gjithë sezonin dha 14.

Këto janë shifra të një “ylli”. Sulmuesi belg u zgjodh futbollisti më i mirë i Premier League-s në sezonin 2014-2015, kur shënoi 14 gola dhe dha 10 asiste. Në 7 sezone në Premier League numëron 85 gola në kampionat dhe me 2 të fundit kaloi dhe Cristiano Ronaldon, që shënoi 84 me Manchester United. E ardhmja e tij projektohet e sigurt në “Santiago Bernabeu”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency