Kombëtare

“Më vjen turp nga humbja”, Berisha: Trajneri i ri të ketë këto cilësi. Greqia? Luftojmë për çdo shqiptar

Valon Berisha nuk fshihet, flet troç rreth humbjes 0-2 në miqësoren me Jordaninë, pranon për Supersport se i vjen turp nga kjo disfatë, teksa tenton të karikojë shokët e skuadrës për duelin e së dielës ndaj Greqisë (14 nëntor, 20:45).

Kemi pas qejf të kishim një rezultat më pozitiv. Duhet të nisemi nga vetja, duhet të japësh maksimumin kur luan me kombëtaren. Dhamë maksimumin, por e nisëm pasivë.

U ngjallëm pas golit, i kishim rastet tona, por gabuam përsëri në aspektin individual dhe pësuam golin e dytë. Pjesa e dytë? Krijuam raste, luajtëm në gjysmëfushën e tyre, mbajtëm topin, besoj se funksionoi ndryshimi taktik me skemën 3-5-2.

Strategjia ishte të shkonim më shumë me kundërsulme, duke tentuar të shfrytëzonim shpejtësinë e Milotit (Rashica). Ata nuk lëviznin nga mbrojtja, por pas golit ndryshuam, sulmuam më shumë dhe krijuam raste për gol.

Trajneri? Duhet të jetë tip dhe karakter në vete. Duhet të jetë një trajner që na tregon se: unë jam ky dhe kjo është strategjia ime. Çdokush nga ne shpresojë të luajë sa më shumë me klubet dhe të vijë e të japë maksimumin me kombëtaren”.

Në fund dueli me Greqinë. “Po më vjen marre me humb kshu ndaj Jordanisë. E dimë se çfarë loje është për ne shqiptarët loja me Greqinë. Të ikim të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe të fitojmë lojën.

Ka negativitet, atmosfera ka ra, por e dimë që të gjithë shqiptarët do jenë me ne, edhe ne duam shumë të fitojmë. Të harrojmë ciklin që kemi kaluar dhe të ikim të marrim rezultat pozitiv në Greqi”, përfundoi një nga lojtarët më me eksperiencë te Kosova.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency