Merkato

Medel drejt rikthimit në Itali, kontakte të avancuara me…

Vetëm pak ditë më parë Gary Medel u bë protagonist i një sherri qesharak me Lionel Messin, që u kushtoi të dyve përjashtimin nga ndeshja e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, mes Argjentinës dhe Kilit.

“Pitbull”, siç cilësohet ndryshe kapiteni i kilenëve, tani ka përfunduar në “radarët” e Fiorentinës, që ka ndërmend të rrëmbejë mesfushorin nga Besiktasi dhe ta rikthejë në Serinë A, aty ku Medel luajti për 3 sezone me Interin.

Klubi vjollcë kërkon të kënaqë Montellën, duke i vënë në dispozicion një mesfushor me mjaft grintë, që për më tepër arrin të shprehet mjaft mirë edhe në qendër të mbrojtjes, duke u konfirmuar si një futbollist polivalent.

Nga ana tjetër, zyrtarët e klubit të Besiktasit kanë theksuar se kartoni i Gary Medel vlen 6 milionë euro dhe se janë gati të negociojnë vetëm një shitje përfundimtare, kushte me të cilat Fiorentina ka rënë dakord.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency