Serie A

Mediapro blen të drejtat televizive të Seria A, reagon Sky

Liga italiane e Serie A ia ka shitur të drejtat e saj televizive për periudhën 2018-2021 kompanisë spanjolle Mediapro. Marrëveshja e re lë italianët Sky Italia dhe Mediaset duarbosh. Shuma e ofruar nga Mediapro tejkaloi pragun minimal prej 1.05 miliardë euro të caktuar për marrëveshjen me vetëm 1.000 euro. Liga do të njoftojë tani autoritetin italian kundër monopoleve për vendimin e saj para se të vazhdojë me caktimin zyrtar të të drejtave.
Në një reagim Sky Italia i ka bërë thirrje Ligës së Serie A që të refuzojë ofertën e Mediapro për të drejtat e saj televizive me arsyetimin se kompania spanjolle nuk do të veprojë si një transmetues direkt.
Grupi spanjoll i medies, megjithëse ka paraqitur një ofertë ekskluzive për “ndërmjetësues të pavarur”, nuk do të vepronte si i tillë, por më tepër si një operator komunikimi. Për këtë arsye, Sky kërkon nga Liga që të mos marrë në konsideratë ofertën e Mediapro, të ndalojë negociatat dhe ta përjashtojë. Axhenda e Serie A u shty në shkurt, pasi Sky dhe Mediaset nuk arritën të plotësonin kërkesat e Serie A prej 1.05 miliardë euro verën e kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency