Kategoria Superiore

Mehmeti: Falenderoj lojtarët për karakterin, Skukën e sakrifikuam sot dhe na e shpërbleu

Pas fitores me përmbysje 1-2 ndaj Skënderbeut, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku falenderoi lojtarët e tij për karakterin e treguar, ndërsa shtoi se Skukak sakrifikoi pasi kishte pasur një problem në kavilje.

“Dua të falenderoj futbollistët për karakterin dhe personalitetin në pjesën e dytë dhe tifozerinë që na mbështeti në transfertën e largët. Në pjesën e parë duhej të ishim më në ekuilibër sepse u çekulibruam dhe e pësuam nga gabimet tona golin. Nuk duhej të pësonim, por arritëm ta kthenim falë karakterit. Bëmë edhe një lojë dominante”.

Partizani i varur te Skuka? “E sakrifikuam sot sepse ka pasur prbleme pas një goditje në kavilje. Na i shpërbleu të gjithëve, duhet të qëndrojë me këmbë në tokë sepse ka shumë punë për të bërë.

Besoj te elementët e rinj dhe duhet kohë që skuadra të arrijë aty ku duhet, vazhdimësia duhet të tregohet në vijim. Kampionati është i paparishikueshëm dhe nuk na lejon hapa fals, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Europa edhe nëpërmjet kampionatit? “Duhet të shikojmë javë pas jave, e rëndësishme është të kthehemi te kjo lojë. Duhet të kemi sulmin e shpejtë, punoj me skuadrën që të mos shohin më shumë se një javë larg. Duhet të jemi në ekuilibër sepse kampionati është i vështirë dhe kundërshtarët janë të paparashikueshëm”, u shpreh Mehmeti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency