Kategoria Superiore

Mehmeti: Partizani duhej të ishte më agresiv, skuadra u nxitua. Pres një sulmues

Pas barazimit pa gola 0-0 ndaj Kastriotit në Elbasan, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në emsionin Gol Pas Goli në Supersport. Tekniku i të kuqve ka theksuar se skuadra duhej të ishte më agresive ndërsa shtoi se nga merkato pret edhe një sulmues e një mesfushor.

“Nuk e kemi ndjerë presionin, e dinim që Kastrioti do të provonte kundërsulmin dhe skuadra duhej të ishte e qetë se ndeshja nuk fitohet që në minutën e parë. Kemi vuajtur në pasimin e fundit se kërkuam fitoren me ngulm, ekipi duhej të ishte më i qetë.

Vuajtëm në finalizim si në pjesën e parë, por edhe në të dytën. Skuka e ka vitin e parë që debuton në Superiore dhe nuk ka ende eksperiencën. Skuadra duhet të ketë besim dhe qetësi”.

Pse është tensioni që në pjesën e parë? “Nuk thashë tension, por nuk ishim të qetë në pasimin e fundit. Kërkuam më shpejt seç duhet zgjidhjen e ndeshjes, është ngërç psikologjik. Kemi luajtur në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe me këto ekipe duhen lojtarë driblues dhe efikas brenda zonës.

Me një ndërrim të detyruar siç ishte Bitri ndikon sepse edhe Kallaku ka punuar mirë. Kallaku edhe Skuka janë rishtas te Partizani dhe janë munduar të bëjnë më të mirën, por ka të bëjë shkalla e vështirësisë për t’u sinkronizuar me skuadrën. Nuk është e lehtë se një ndërrim i detyruar të prish manovrën, por sot duhej të ishim më fanatikë dhe agresivë”.

Merkato- “Kemi kontakte për një sulmues numër nëntë dhe një mesfushor. Besoj se me këto do ta mbyllim merkaton, kjo është shumë e nevojshme, u pa edhe sot”, u shpreh Mehmeti.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency