Featured

Mehmeti: Ta dominojmë Dinamon, Skukës i shkon më shumë e kuqja

Dritan Mehmeti, në konferencën për shtyp para derbit me Dinamon deklaroi se për Partizanin është detyrim suksesi pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.

“Po e tregojnë javë pas jave ndeshjet e Superiores, nuk mund të futesh si favorit në fushë. Edhe Tirana humbi përballë skuadrës që renditet e fundit. Derbi me Dinamon ka shkallë të lartë të vështirësisë, kemi barazuar me ta. Varet nga interpretimi që do t’i bëjnë ndeshjes lojtarët.”

Bilanc pozitiv me Dinamon: Nuk i shoh shumë statistikat, pasi çdo gjë e shkuar nuk ka më vlerë. Do të jetë histori tjetër ndeshja e radhës. Edhe Dinamo do ta ketë të vështirë. Edhe pse ka bërë mirë në fushë, por i mungojnë rezultatet. Fitoren e kemi obligim, është në mentalitetin e skuadrës së Partizanit. Duhet të zhvillojmë një lojë shumë të mirë dhe ta dominojmë kundërshtarin.

Vendi i tretë në kampionat: Skuadra ka pasur rritje në fizionominë e lojës e në qoftë se do të ishim më të qetë në situatat që kemi krijuar, do të ishim më afër kreut. Objktivi ynë është ndeshja e radhës, por pot ë kishim fituar me Vllazninë do të flisnim ndryshe sot.

 Nxitimi para portës: “Nga dëshira për ta zgjidhur shumë shpejt shënimin e golit vjen edhe nxitimi para portës. Kemi goditur nga jashtë zonës 3-4 herë (ndaj Vllaznisë) kur kishim pika takimi që mund të shkonin drejt portës. Mendoj se më shumë është nxitim i momentit, që të çon drejt situatës së vështirë. Fitorja vjen edhe në minutën e 92-të, po t’i referohemi rastit të Carës. Duhet të ishte shumë më i qetë dhe i përgatitur psikologjikisht. Është djalë i ri. Në rastin që e humbi, bëri më të vështirën, megjithatë ky është futbolli, prandaj është i bukur.”

Skuka kundër Dinamos: Është një sulmues që nuk ka kaluar një kohë të gjatë te Dinamo, kështu që nuk duhet te ketë ndonjë afeksion të madh.  Më shumë është i afeksionuar me Partizanin, sepse po i nxjerr vlerat e tij dhe i shkon më shumë e kuqja.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency