Melissa Satta, mesazh për blerjen më të re të Barcelonës
Barcelona i befasoi të gjithë këtë të hënë, teksa vetëm pak orë nga dalja e lajmit zyrtarizoi Kevin-Prince Boateng. E lumtur nga ky transferim edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Milanit, Melissa Satta, që duke përgënjeshtruar zërat për një “divorc” të mundshëm të çiftit, ka shpërndarë në Instagram një foto të partnerit të saj me tutat “blaugrana”:
“Gjithmonë krenare”.
Një mesazh shumë domethënës, që ua mbyll gojën atyre që aluduan ditët e fundit për një “divorc” mes tyre.





