Kategoria Superiore

Memelli: Boll me gabime! Ndaj Partizanit ia dalim me forcë grupi

Skënderbeu luan përballë Partizanin takimin e radhës në Abissnet Superiore. Ekipi korçar pret “Demat” në Korçë të hënën (16:45), sfidë që do të transmetohet në Supersport 4.

Djemtë e Migen Memellit kanë marrë vetëm dy pikë në pesë javët e fundit, dhe përballë Partizanin do të tentonë rikthimin te suksesi. Trajneri i Skënderbeut preku disa tema në konferencën për shtypin:

Kampionati do të jetë i vështirë deri në javët e fundit. Përpos kësaj, edhe skuadrat e tjera kanë problemet e tyre dhe vështirësitë e tyre. Në këtë moment jemi në një pozicion jo komod, por që kam besim se bashkë me lojatrët do të dalim nga ky moment në këto javë.

Na ka munguar fati, por dhe pikët. Shpresoj që të vijnë dhe pikët, pasi loja në tre ndeshjet e fundit ka qenë e mirë. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë dhe do mundohemi të bëjmë sa më pak gabime në këtë fazë që jemi.

Partizani? Çdo kundërshtar është i vështirë. U kam thënë që nuk do t’i vija emra asnjë skuadre. Ndeshje pas ndeshje kampionati bëhet akoma dhe më i vështirë. Çdo kundërshtar në këtë kampionat, edhe ata që janë në fillim dhe ata që janë në fund, janë kundërshtarë të vështirë. Nuk është e lehtë që të fitosh në kampiaontin tonë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë e shpresojmë që të marrim maksiumin.   

Skuadra duhet të ketë qetësinë e duhur që na ka munguar në ndeshjet e fundit.  Të minimizojmë ato gabime që kemi bërë nga ana individuale. Shpresoj që forca e grupit të dalë në pah dhe të fillojmë me rezultatet pzoitive që kemi pasur atë periudhë kur po ecnim mirë. Nuk duhet të harrojmë që na mungojnë disa lojtarë për shkak dëmtimesh, skuadra ishte mësuar me lojën e tyre.

Meksi? Ai është jashtë këtë javë për shkak se ka probleme në kavilje. Vitia, Moraes dhe Vrapi shpresojmë që të na bashkohen javën e ardhshme. Do të flasim me stafin mjekësor dhe uroj që sa më parë të bashkohen me grupin“, përfundoi trajneri i Skënderbeut.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency