Memelli: Kusuret e VAR-it i pëson Skënderbeu
Migen Memelli ka rezerva për gjykimin në rastin e golit të Dinamos, pasi pretendon që Skuka e ka marrë topin me dorë. Gjithsesi ai thekson së është I kënaqur me lojën e skuadrës.
“Të gjithë trajnerët janë në presion, si ata që janë lart dhe ata më poshtë në renditje. Kam përshtypje që vetëm arbitri nuk e ka parë që topi është marrë me dorë në rastin e golit.
Jam shumë i lumtur që skuadra sot bëri këtë performancë. Kemi pasur guxim, kemi pasur rastet tona, kemi ardhur me besim në këtë ndeshje. Kemi ushtruar presion shumë në 15-20 minutat e para të pjesës së dytë derisa Dinamo bëri golin. Nuk kam asnjë lloj pengu. Kusuret skuadrës sime nga VAR-i po i vijnë. Nëse rasti i Skukës do të jepej faull, nuk do të kishim pasur rastin e penalltisë për Dinamon.”



