Kategoria Superiore

Memelli takohet me presidentin Takaj, merret vendimi për trajnerin

Migen Memelli nuk është më trajneri i Skënderbeut. Trajneri pogradecar lajmëroi largimin nga drejtimi i ekipit korçar pas humbjes 0-1 ndaj Dinamos.

Situata nuk është aspak e mirë, çdokush e kupton që po vuajmë. Unë jam një njeri nuk bëhet barrë për askënd, do bisedoj me presidentin që t’i hapim rrugë dikujt tjetër.

Edhe lojtarët janë të ngarkuar”, deklaroi ish-sulmuesi në “Gol pas Goli”Supersport pas humbjes së “finales” së mbijetesës ndaj Dinamos së Devollit.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Memelli është takuar sot me presidentin Ardian Takaj. Kreu i klubit korçar ka pranuar dorëheqjen e trajnerit, i cili qëndronte në stolin korçar prej 3 shkurtit të vitit 2021.

41-vjeçari drejtoi Skënderbeun në 51 ndeshje, duke grumbulluar 1.14 pikë për ndeshjes. Sezonin e kaluar ai kreu një mrekulli duke mbajtur ekipin juglindor në Superiore, ndërsa tani duhet të vijë dikush tjetër për të realizuar misionin e vështirë.

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ dhe trajneri Migen Memelli mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje. Pas rezultateve të javëve të fundit, pas bisedës me drejtuesit e klubit, trajneri Migen Memelli ka marrë vendimin për tu larguar nga detyra.
Klubi falënderon ish-trajnerin për emocionet, punën dhe përkushtimin e madh në drejtimin e stolit bardhekuq dhe i uron suksese në karrierën e tij.
Faleminderit Migen!“, lexohet në komunikatën zyrtare të Skënderbeut.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency