Kategoria Superiore

Memelli: U ndëshkuam nga një episod, s’kemi as fatin me vete

Migen Memelli, dukshëm i zhgënjyer nga humbja e radhës ndaj Teutës, këtë herë në kampionat, shpjegoi në “Gol pas Gol” se skuadra e tij u ndëshkua thjesht nga një episode.

“Kushtet ishin të papërshtatshme për të luajtur në Korçë, ra përsëri borë. Do të përsëritej ajo ndeshje e Kupës ndaj vendosëm të vinim këtu (“Elbasan Arena”).  Si në ndeshjen e parë në Korçë, ku u penalizuam nga një episod, edhe sot ndodhi e njëjta gjë. Vazhdojmë të mos shënojmë dhe kur kjo ndodh, bie cilësia. Na ka penalizuar dëmtimi i Mensah…

Gjendje shoku: “Skuadrat në Shqipëri nuk kanë emër, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Në këtë kontekst, në këtë pikë të kampionatit vështirësohen gjërat. Shpresoj të rritim besimin dhe të punojmë në këto pika ku çalojmë. Nuk po kemi edhe fatin me vete dhe, dashur pa dashur, lojtarët bien në gjendje shoku. Na bie detyra si staf t’i rregullojmë këto probleme.”

Mungesa e lojtarëve që bëjnë diferencën: “Nuk më pëlqen ta referoj lojën te një lojtar, forca e një skuadre është grupi. Në këtë këndvështrim, nuk mund të them gjëra të tepërta, sepse me këta punoj çdo ditë. Mensah dhe Berisha nuk janë ata të fazës së parë. Vijnë të dy nga dëmtimet. Moraes gjithashtu ka dëmtim në gju presim të rikuperohet, u prishën disa balanca.”

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency