Serie A

Memushaj lavdëron blerjen e re të Fiores: Është një lider i lindur

Fiorentina hoqi dorë nga blerja e Lucas Torreira dhe ia besoi mesfushën Rolando Mandragorës, të cilin e solli në Firenze vetëm në fillim të kësaj jave.

Për të komentuar cilësitë e të dyve, ka menduar Ledian Memushaj, ish mesfushor i Kombëtares Shqiptare, aktualisht trajner i Pescarës U19, i cili ka pasur mundësinë të luajë me të dy.

“Kam pasur mundësinë të luaj me të dy dhe janë të jashtëzakonshëm, ndaj e kam të vështirë të zgjedh cili është më i mirë. Mandragorën e njoh që fëmijë dhe ka qenë gjithmonë një lider në ekipet ku ka luajtur. Ka goditje shumë të mirë, këmbë të kalibruara. E njoh shums mirë edhe personalisht dhe jam i bindur që do të bëjë mirë”, tha Memushaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency