Menaxheri i Hysajt: S’mund të qëndrojë te Napoli, kemi kërkesa…
Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është i bindur se futbollisti shkodran nuk do të qëndrojë te Napoli, edhe pse vijon rregullisht përgatitjet nën urdhrat e Ancelotti. Sipas tij, deri në fund të merkatos do të vijë oferta e duhur për shkodranin:
“Do të flas me Giuntolin dhe Ancelottin. Hysaj nuk besoj se do të qëndrojë te Napoli. Do të punojmë deri në ditën e fundit për t’i gjetur një skuadër, sepse Napoli sot ka 5 lojtarë anësorë dhe besoj se koha e tij në këtë skuadër ka përfunduar. Hysaj ka vetëm dy vite kontratë dhe vjen pas një sezoni jo të shkëlqyer. Vlera e tij në merkato mendon se duhet të rishikohet. Gjithsesi, nuk dua të flas shumë për çmimin, sepse kjo i takon Napolit. Klubi duhet ta dijë që futbollisti duhet të largohet, për të mos patur probleme në të ardhmen.”
Giuffredi shpjegoi se Atletico ishte shumë e interesuar për Hysajn, ndërsa tani duhet pritur momenti i ofertës së duhur.
“Atletico e Madridit e kërkoi Hysajn, kemi folur rreth një muaj, por oferta ishte e ulët krahasuar me kërkesën e Napolit. Atletico më pas mori Trippier. Tani është sfumuar skuadra spanjolle, kemi kërkesa të tjera dhe presim që të piqen kushtet.”



