Merkato

Menaxheri i Javier Pastores: Nuk shkon te Valencia

 

Agjenti i Javier Pastore, Simonian, sqaroi zërat për të ardhmen e argjentinasit, i cili pritet të largohet nga Paris Saint Germanin gjatë merkatos së Janarit. Ai theksoi se pavarësisht interesimit të Valnecias, 28-vjeçari nuk do të transferohet te skuadra e drejtuar nga Marcelino Garcia Toral, të paktën jo gjatë kësaj merkatoje. Gjithsesi, kërkesat për fantazistin argjentinas nuk mungojnë, me Interin që prej kohësh është në ndjekje të futbollistit. “Zikaltrit” janë gati të bëjnë maksimumin për ta vënë lojtarin nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti, por më parë duhet të bëjnë llogaritë edhe me Sevillan, që është futur në garë për shërbimet e Pastores.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency