Menaxheri i Jorginhos sugjeron një futbollist për Chelsean
Menaxheri i mesfushorit italo-brazilian, Jorginho dha një intervistë për mediat angleze, ku nuk ngurroi të bëjë edhe një sugjerim për merkaton e Chelseat, skuadër ku aktivizohet aktualisht edhe klienti i tij.
Sipas brazilianit, blutë e Londrës duhet të sjellin në “Stamford Bridge” sulmuesin argjentinas të Milanit, Gonzalo Higuain, i cili nën drejtimin e Sarrit do të “rilindte” dhe do të rikthehej të shënonte më shumë se 20 gola në sezon.
“Nuk e di mirë situatën që po kalon Higuain te Milani, por duke e njohur edhe nga afër Gonzalon, mund të them se ai është një sulmues i lindur për të luftuar për objektiva të rëndësishëm. Mendoj se Chelsea do të bënte mirë ta merrte në Londër, pasi Sarri dhe Higuain kuptohen mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe sulmuesi do të rikthehej të shënonte më shumë se 20 gola në sezon”, deklaroi Higuain.
Vetë sulmuesi argjentinas, duke folur për transferimin e tij te kuqezinjtë në një intervistë për mediat italiane, zbuloi edhe arsyet pse refuzoi t’i bashkohej Chelseat dhe të vinte në Milano.
“Te Milani më donin të gjithë, ndërsa te Chelsea vetëm Sarri, ndaj mendova se është më mirë që të transferohem në Milano. Edhe Gattuso, Leonardo, Maldini e Elliot, bënë një punë mjaft të mirë, duke më bindur për zgjedhjen time”, deklaronte dikur Higuain.



