Menaxheri i Thiago Silvas ekzalton tifozët e Milanit
“Në futboll gjithçka është e mundur, por duhet të presim se çfarë do të ndodhë për shkak të pandemisë.” Me një fjali të vetme, Paulo Tonietto, menaxher i Thiago Silvas, ekzalton tifozët e Milanit. Mbrojtësit brazialian po i përfundon kontrata me PSG-në e duke parë se nuk ka shenja se mund ta rinovojë, po vlerëson mundësinë e kthimit te Milani.
“Ai ka një admirim të madh për Milanin, ka kaluar në këtë skuadër vitet që kanë lënë shenjë në karrierën e tij. E di se sa e duan tifozët. Disa dashuri bëjnë rrugë të gjata por sërish kthehen.”
Përtej fjalëve të Tonietos, kthimi si kuqezi i Thiago Silvas has në shumë vështirësi, në radhë të parë për shkak të pagës së lartë që përfiton futbollisti, por edhe si rrjedhojë e politikave që po zbaton pronari Elliot.



