Formula 1

Mercedesi, gati kontratën faraonike për Lewis Hamilton

Një kontratë faraonike projektohet për kampionin e botës së shpejtësisë, Lewis Hamilton. Pas trofeut të katërt në Formula 1, që anglezi ngriti të dielën e shkuar, shtypi britanik paralajmëron edhe shpërblimin që skuadra e Mercedesit ka menduar për pilotin e saj. “Kontrata aktuale mes palëve skadon në fund të vitit të ardhshëm, por ashtu sic shkruan “Evening Standard”, Mercedesi është duke përpiluar rinovimin prej tre vitesh për Hamilton me shifrën stratosferike 53 milionë euro në sezon.

“Procesi ka nisur, tashmë duhet vetëm të perfeksionohen detajet dhe shtrirja në kohë e kontratës, duke parë se cfarë tjetër mund të bëj më shumë për skuadrën dhe sponsorët e ansjelltas.  Jam i bindur se muajin tjetër do të gjejmë kohën për t’u ulur në bisedime. Gjithsesi, ne duhet ende të mendojmë për dy garat e radhës, për ta mbyllur edhe më bukur këtë sezon triumfues,” – deklaroi Hamilton pas ceremonisë festive për suksesin e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency