Mërgjyshi: Ishim më afër fitores, Laçi në rrugën e duhur
Artan Mërgjyshi ndien keqardhje për mungesën e fitores, por jo për lojën që shfaqën kurbinasit ndaj të kuqve. Sipas trajnerit të Laçit, terreni e vështirësoi arritjen e objektivit. “Të them të drejtën si rrodhën ngjarjet ishim afër fitore, kishim përgatitur me kujdes ndeshjen, deri diku edhe terreni na e vështirësonte arritjen e objektivit. Ne i krijuam mundësitë, kishim shanse. Jam i kënaqur për mënyrën se si interpretuam ndeshjen, bëmë gjërat që kishim punuar dhe përgatitur. Rastet i krijuam, ishim afër golit, pavarësisht emrit të Partizanit dhe përbërjes. Jemi në rrugë të mirë, do të mundohemi të vazhdojmë në këtë mënyrë loje dhe ritëm.”
Gjendja e lojtarëve: Najdenov dhe Altinparmakovski janë prurje të reja, isha pak skeptik para ndeshjes, sepse nuk njohin mirë kampionatin, ishte ndeshja e parë. Në stërvitje kanë shfaqur cilësi të mira, edhe pse gjendja fizike nuk është e mirë. Siç e patë sulmuesin e mbajta me zor në lojë, sepse edhe Sukaj nuk është në gjendje optimale. Ishin brenda pritshmërisë, jam i kënaqur gjithsesi. Pas largimit të Ozunit, na u krijua boshllëk. Xhixha ishte zgjedhje emergjence, por ka cilësi dhe mund të përshtatet në tre pozicionet. Galiç na u dëmtua në Kupë dhe do mungojë për shumë kohë. Mund të them fjalë të mira për Mersinin, ka bërë paraqitje të mira në të gjitha ndeshjet, janë të rinj, duhet t’i kursejmë pak fjalët e mira se kampionati është i gjatë.
Kampionati: Të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk ka ndeshje që mund ta fitosh kollaj, me të 9 skuadrat do të jetë ky problem. Do të shqetësohesha nëse nuk do të shënonim gola. Sot krijuam dhe e meritonim të shënonim.



