Kategoria Superiore

Mërgjyshi: Skënderbeu shumë i fortë, por mund të kishim fituar

Intervista e trajnerit të Laçit Artan Mërgjyshi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, pas barazimit 1-1 në Korçë, ndaj Skënderbeut.

Çfarë ka ndryshuar nga ndeshja e Superkupës?
Duhet të përgëzoj djemtë për gjithçka, karshi një kundërshtari që meriton respekt, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për skuadrën aktuale. Falë ndeshjes së Superkupës, e njihnim më shumë kundërshtarin. I kishim marrë masat për të ndenjur në pritje dhe për të shfrytëzuar momentet tona. Sot u zhvillua një ndeshje e mirë. Kemi një grup të ri që të bën optimist, për atë që tregon në fushë.

Mos ndoshta duhet të kërkonit fitoren, pas kartonit të kuq ndaj Abazajt?
Jo pa qëllim bëra lëvizje, kur doli lojtari i Skënderbeut me të kuq. Po të na thoshin para ndeshjes për një barazim, do ishim të kënaqur. Ndoshta lojtarët nuk e vunë re lojtarin e Skënderbeut që doli me të kuq. Mund ta fitonim në fund ndeshjen, por nuk bëmë sa duhet për të shënuar.

Pse nuk rrezikuat për të marrë fitoren?
Ne nga pankinat i bëmë lëvizjet, pasi ata lojtarë kemi. Lojtari që u aktivizua në majën e sulmit, nuk ka gjendje të mirë fizike, ndaj u aktivizua 15 minuta. Nuk kishim alternativa të tjera. Krijuam 2 mundësi të mirë për të shënuar dhe i lamë më shumë topin Skënderbeut. Brenda meje e kisha dëshirën, që të fitonim ndeshjen.

Kur të vijnë lojtarët e rinj? Cilët do të jenë synimet e Laçit?
Për sa i përket prurjeve, çdo trajner është i kënaqur të ketë shumë alternativa. Tani shtohet konkurrenca dhe dëshira për të ecur përpara. Lojtarët nuk janë stërvitur me grupin. Duke parë gjendjen do shikojmë edhe për objektivat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency