Meridiani i BBV: Sapo the klasikja, sapo përmende Vllazninë, mua më dridhen këmbët nga emocionet… (video)
60 ditë pas herës së fundit që kishte qenë në stadium për të mbështetur Vllazninë, Meridian Ramçaj shfaqet në “Air Albania”, për derbin e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Banori i famshëm i “Big Brother VIP), në një lidhje direkt me “Gol pas Goli, tregoi emocionet e qëndrimit në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve, ku e kishte të pamundur të merrte informacion për skuadrën e zemrës: “Edhe tani, sinqerisht, Sapo the klasikja, sapo përmende Vllazninë, mua më dridhen këmbët nga emocionet…”



