“Merkato dëshpëruese, tani u kujtuan tek United?! Yjet preferojnë klube të tjera”
Patrice Evra ka komentuar merkaton e Manchester United dhe blerjen e Casemiros, për të cilin klubi anglez investoi 70 milionë euro për ta marrë nga Reali i Madridit.
“Djajtë e Kuq” e kanë nisur kampionatin me dy humbje, duke shkaktuar irritimin e tifozëve. Drejt “Old Trafford” është edhe braziliani Antony, nga shitja e të cilit Ajax pritet të përfitojë rreth 90 milionë euro.
Ish-anësori i majtë francez, i cili luajti tetë sezone tek United gjatë së cilave fitoi 14 trofe, i cilëson dëshpëruese lëvizjet e drejtuesve në ditët e fundit të merkatos, edhe pse Ten Hag ka nevojë për përforcime të tilla.

“Nëse tani vendos të blesh çdo lloj lojtari, kjo quhet dëshpërim dhe nuk është një gjë e mirë. Lëvizjet duheshin bërë përpara fazës përgatitore. Mos më keqkuptoni, por mendoj se trajneri dhe drejtuesit mendonin se skuadra dukej mirë.
Po tani, cili është lojtari i radhës që do vijë tek United? Nëse garon me Chelsea, Liverpool apo Tottenham në merkato, një lojtar do të zgjedhë një nga këto klube përpara United.
De Jong nuk dëshiron të vijë tek United, ai do të preferonte transferimin te Chelsea. Unë jam tip pozitiv, por gjërat nuk duken mirë tek United. E thjeshtë: po përsëriten të njëjtat gabime si më parë”, deklaroi Evra.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



