Merkato e Interit, Marotta gëzon tifozët dhe trajnerin Inzaghi
Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, ka prekur shkurtimisht disa tema në lidhje me merkaton e klubit zikaltër, duke e nisur nga Paulo Dybala.
“Ne po punojmë për të formuar një ekip kompetitiv siç e meriton Interi. Unë, Ausilio dhe Baccin duam të ndërtojmë ekipin brenda muajit qershor.,
Duam t’i vëmë në dispozicion Inzaghit skuadrën më të mirë të mundshme, duke respektuar gjithmonë konceptin e qëndrueshmërisë, nuk duhet të harrojmë këtë gjë”.
Në fund një përgjigje rreth mundësisë së transferimit të Milan Skriniar te PSG. “Jo, nuk do të shkojë te PSG”, deklaroi drejtuesi i Interit në lidhje me mbrojtësin sllovak.



