Merkato është mbyllur, por Juventus nuk i ndahet Zaniolos
Klubi i Juventus vijon ta ketë vëmendjen e kthyer nga mesfushori i Romës Nicolo Zaniolo. Nga Italia raportohet se së fundmi “Zonja e Vjetër” ka zhvilluar kontakte me agjentin e lojtarit edhe pse merkatoja e dimrit tashmë u mbyll.
Juve ka në plan që ta marrë Zaniolon në Torino dhe për këtë vijon të ketë komunikim me të, deri në momentin që ta arrijë diçka të tillë.
Ndërsa sa i përket Romës, pavarësisht se lojtarin e ka një prej emrave më të mirë dhe është nga më të pëlqyerit nga trajneri Jose Mourinho, do ta lejonte të largohej vetëm në qoftë se Juventus do të paguante një shifër tepër të lartë, pasi kontrata e mesfushorit me “verdhëkuqtë” përfundon në verën e vitit 2024.
Më parë Zaniolo ka luajtur me një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Juves në Seria A, siç është ekipi i Inter dhe një kalim te “Zonja e Vjetër” do të ishte shumë interes për të.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



