Kupa e Shqipërisë

“Merkato nuk është mbyllur”, Shkëmbi: Më mirë për të gjithë ndeshje teke në Kupë

Goli i Agim Ibraimit evitoi humbjen e Dinamos në derbin me Partizanin. Ndeshja e parë e raundit çerekfinal në Kupën e Shqipërisë, u mbyll pa fitues në “Air Albania”. Rezultati 1-1 mban të hapur çështjen e kualifikimit, teksa trajneri Bledi Shkëmbi tha këto fjalë për “Gol pas Goli”Supersport.

Ndeshja e tretë që luajmë në pak ditë. U pa në fushë, gjendja fizike e jona ra. Nuk ishte ndeshje e kotë, ishte një provë pozitive për skuadrën deri diku, duke parë problemet fizike dhe lojtarët me grip.

Përmirësimi? Po, ka përmirësim. E shikoj skuadrën çdo ditë. Skuadra është rritur shumë në karakter dhe cilësi. Do të jetë një skuadër ndryshe kur Reginaldo, Lilaj dhe Denisson do të jenë në 100%-in e tyre. Por, nuk ka shumë kohë, duhet të arrijmë rezultate pozitive dhe fitore për të dërguar klubin aty ku dëshiron.

Ibraimi? Ai po luan pak i detyruar. Në këto momente nuk kishim asnjë sulmues, Reginaldo nuk ka gjendje fizike, erdhi vonë. Ibraimi vuan pak, por nuk kemi çfarë të bëjmë. E quaj se skuadra ka bërë maksimumin, duke pasur parasysh edhe këto probleme të skuadrës.

Ndeshje teke në Kupë? Ndoshta për tifozët është më mirë me një ndeshje, ndoshta edhe për lojtarët, por nuk e kemi në dorë. Për bukurinë e Kupës, që të vijnë më shumë tifozë, me një ndeshje do të ishte ‘ok’.

Merkato? E vërtetë, që vuajtëm, por jam i kënaqur me Bardhin, më pëlqeu në dy pozicionet. Samake vuajti shpejtësinë e kundërshtarëve. Jam dakord që na duhet ndonjë përforcim. Klubi dhe të gjithë po bëjnë maksimumin për të gjetur lojtarët që na duhen. Besoj se do të ketë ndonjë afrim deri në fund, pasi e kemi shumë të nevojshme”, përfundoi Shkëmbi.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency