Merkato shpëtimi i vetëm për Fulham, gati 28 mln euro për..
Fulham po kalon një moment të vështirë në Premier League, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë, ndaj dhe drejtuesit e klubit mendojnë të përforcojnë skuadrën. Emri i parë në listën e trajnerit Claudio Ranieri, për të afruar në merkaton e janarit, është ai i sulmuesit të Nantes, Emiliano Sala. Argjentinasi njihet mirë nga tekniku italian, pasi Ranieri ka punuar me sulmuesin gjatë kohës që drejtonte francezët. 28-vjeçari vlerësohet rreth 28 milionë euro, ndërkohë që ai ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjerë, një prej të cilave është Cardiff.



