Merkato tek United/ Milani pëlqen sulmuesin anglez, përgatitet afrimi falas
Milani është 7 pikë larg titullit kampion, që mungon prej vitit 2011 në Milanon kuqezi. Hellas Verona është një nga tre pengesat e fundit për ekipin e Piolit.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit të famshëm italian janë fokusuar te merkato. Dy lojtarët e Lille, Sven Botman dhe Renato Sanches do të jenë dy përforcimet në mbrojtje dhe mesfushë.
Skuadra ka nevojë për afrime edhe në repartin ofensiv, aty ku pëlqehet Jesse Lingard, i cili luan në dy krahët e sulmit, si mesfushor ofensiv, sidomos si sulmues i dytë.
29-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, dhe po studion alternativa të ndryshme për të ardhmen. Përveç Milanit interesohet edhe Newcastle për të.
Gjithsesi, mundësia për të luajtur në Champions League dhe për të provuar aventurën e parë jashtë Premier League, e tundon jo pak Lingard, autor i 6 golave në 32 ndeshje me kombëtaren angleze.




