Merkato

Merkatoja e Milanit, Fali Ramadani mund ta bëjë sulmin tërësisht sllav

Milan i sezonit të ardhshëm me influencë të shtuar sllave. Nëse qëndrimi i Zlatan Ibrahimovic është në pikëpyetje, sidomos pas reagimit të fundit në takimin që pati skuadra me administratorin e deleguar, Gazidis, sulmuesi tjetër, Ante Rebic, me ose pa Rangnick, duke i vendosur për të luajtur me ngjyrat kuqezi të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Menaxheri i kroatit, Fali Ramadani, ka folur me drejtuesit e “Djallit” edhe për Luka Jovicin, aktualisht pjesë e Real Madridit. Po studiohet mundësia e transferimit të tij në Milano, ndonëse mbetet problem serioz dhe i vështirë për t’u kapërcyer, paga e tij e lartë.

Te Milani mendojnë se një dyshe sulmi krejtësisht sllave, Rebic-Jovic, do të funksiononte në perfeksion.

Sulmuesi serb, ç’është e vërteta, nuk ka bindur në “Santiago Bernabeu”. Për të është paguar një shumë e madhe, e pajustifikuar gjatë këtij sezoni, por edhe sjellja e tij gjatë pandemisë ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tij me klubin mbretëror.

Milani po mendon për huazimin dyvjeçar të Jovicit, por pa qenë i detyruar që ta blejë. Sigurish, paga e lartë mbetet një nyjë që duhet zgjidhur.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency