La Liga

Merr 3 pikët, por Atletico Madrid vuan përballë Cadiz

Atletico Madrid ka bërë detyrën ndaj Cadiz DF, të cilin e ka mundur me rezultatin 2-1. Jo siç pritej ishte rezultati i këtij takimi për vendasit, megjithatë, 3 pikët janë siguruar.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 3’, kur Joao Felix goditi rrjetën e portës së Ledesmas. Megjithatë, duhet theksuar se lojë më të bukur bënë miqtë, të cilët mundën të merrni edhe barazimin e pjesë së parë, duke realizuar me Negredon në minutën e 45’.

Skuadra e Simones mundi që të rimerrte avantazhin në minutën e 68’ falë golit të të De Paul dhe në të njëjtën kohë fitoren e kësaj sfide.

Pas ndeshjes së raundit të 28-të të La Ligës, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë me 51 pikë, teksa Cadiz vijon të qëndrojë në pozicionin e 18-të me 24 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency