Bundesliga

Merr fitoren minimale ndaj Eintracht Frankfurt, Modeste i dhuron tri pikët Kolnit

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja e raundit të 23-të të Bundesligës mes skuadrës së FC Koln dhe Eintracht Frankfurt.

Pjesa e parë e këtij takimi ka qenë e balancuar me të dyja skuadrat që tentuan të disa raste të realizonin, por pa sukses. Në minutën e 9’ Sebastian Rode pati një rast shumë të mirë shumë pranë portës së vendasve, por nuk arriti të realizonte, pasi u bllokua mjaft mirë nga njëri prej mbrojtësve.

Teksa në pjesën e dytë loja u bë deri diku më agresive, duke bërë që Andersson në minutën e 46’ dhe më pas Hintergger në minutën e 63’ të merrnin kartonë të verdhë.

Takimi vazhdoi pa gola deri në minutën e 84’, moment kur Modeste do shënonte për Koln-in, duke i dhënë tre pikët e kësaj përballjeje.

Pas ndeshjes së javës së 23-të, Koln ngjitet në vend të gjashtë me 35 pikë, teksa Eintracht Frankfurt qëndron në vend të dhjetë me 31 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency