Champions League

Merr fund ëndrra e PSG-së, Ronaldo thellon rekordin

Ëndrra e Paris Saint Germain për të fituar Champions Leaguen, duhet të qëndrojë ende në sirtar, pasi 2018-a nuk ia lejon këtë.

Francezën u eliminuan nga kampionët në fuqi, Reali i Madridit, duke humbur të dy ndeshjet dhe mbi të gjitha, duke treguar se janë ende larg lartësisë së ekipeve që mund ta pretendojë këtë trofe.

Në sfidën e kthimit, në ‘Parc Des Princes’, skuadra e Zinedine Zidanes siguroi një tjetër triumf me rezultatin 1-2 dhe shkoi në çerekfinale falë rezultatit total 5-2.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, teksa vetëm pak minuta më vonë, Verratti la francezët me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Vlen të theksohet se portugezi vijon të konfirmohet si një lojtar deçiziv, pasi ka shënuar gol në të 8 ndeshjet e luajtura në këtë edicion.

Gjithsesi, Cavani ringjalli shpresat në minutën e 71-të, kur barazoi 1-1, por vetëm për pak minuta, pasi Casemiro kaloi sërish në avantazh madrilenët dhe vulosi fitoren 1-2.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Liverpooli dhe Porto u ndanë në barazim pa gola, por kualifikimi ishte vendosur tashmë që në Portugali, ku skuadra e Klopp fitoi me rezultatin e thellë 0-5.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency