Serie A

Merr jetë Interi i Contes, pas Godin edhe Lazaro vishet zikaltër

2 zyrtarizime në vetëm pak orë. Duhej pritur dita e parë e korrikut që Interi të bëhej i gjallë në merkato. Pas Diego Godin edhe Valentino Lazaro është zyrtarisht një futbollist i skuadrës zikaltër. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore paraditen e sotme, anësori i djathtë austriak firmosi kontratën 4-vjeçare që do ta lidhë me Interin deri në vitin 2023. Lazaro vjen nga Hertha e Berlinit dhe kartoni i tij i kushtoi klubit milanez 24 milionë euro përfshirë edhe bonuset ose 22 plus bonuset, ndërkohë që vetë lojtari do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon.

Futbollisti i kombëtares austriake por me origjinë afrikane, ishte i përzgjedhuri i Antonio Contes, pasi Lazaro konsiderohet si lojtari ideal për skemën 3-5-2 të trajnerit italian në krahun e djathtë të mesfushës. Në sezonin e fundit me Herthan e Berlinit në Bundesliga, Lazaro zhvilloi në total 31 ndeshje duke koleksionuar edhe 3 gola e 7 asiste. I rritur si futbollist te gjigandët austriakë të Salzburgut, 23-vjeçari numëron edhe 12 paraqitje dhe 1 gol me kombëtaren e Austrisë, ndërsa duke filluar që nga sezoni i ri ai do të jetë “motori” i Antonio Contes në krahun e djathtë të Interit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency