Tenis

Merret vendimi për pjesëmarrjen e Novak Djokoviç në Australian Open

Novak Djokoviç është përfshirë në listën e tenistëve serbë që do të marrin pjesë në Australian Open në muajin janar, ndonëse nuk e ka bërë ende të ditur statusin e tij të vaksinimit.

Guvernatori i New South Wales-it pati bërë të ditur se në Australian Open nuk do të lejohet të marrë pjesë asnjë tenist apo personel stafi, që nuk ka kryer vaksinën anti-covid, duke shkaktuar jo pak debat në lidhje me këtë çështje.

Vetë Djokovic u përfshi në debat, duke e quajtur një vendim të padrejtë këtë të autoriteteve australiane, por nuk preferoi të tregojë nëse e ka bërë vetë vaksinën, apo është kundër injektimit të saj.

Nuk përjashtohet as mundësia që ndaj Djokovic të bëhet një përjashtim i veçantë dhe t’i jepet mundësia të garojë, por gjithmonë duke kryer më parë një karantinë 14-ditore në një nga hotelet e Sidney-t.

Tenisti serb është kampion në fuqi i Australian Open dhe do të kërkojë të mbrojë këtë titull në kompeticionin e parë ATP të sezonit të ri, që do të startojë në mesin e muajit janar.

Megjithatë vlen të përmendet se Australia mbetet një nga vendet më strikte në luftën ndaj koronavirusit, pasi vijon të aplikojë masa të ashpra dhe të nxitë deri në detyrim procesin e vaksinimit, që aktualisht ka prekur shifrën e 74% të numrit të popullsisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency