Conference League

Merret vendimi, Serie A i plotëson dëshirën Mourinhos para finales së Tiranës

Roma është e vetmja skuadër italiane që mban lart flamurin e vendit në Europë, teksa më 25 maj do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Pikërisht për këtë arsye, Jose Mourinho pati kërkuar publikisht që Liga e Serisë A të ndihmojë verdhekuqtë, duke afruar ndeshjen me Torinon, që përkon me javën e fundit të kampionatit dhe dëshira e tij është plotësuar.

Kështu sfida Torino-Roma është vendosur të luhet të premten e 20 majit, në mënyrë që verdhekuqtë të kenë 5 ditë kohë për të përgatitur finalen e Tiranës.

Megjithatë nuk do të ndodhë e njëjta gjë me ndeshjet e dy rivalëve të verdhekuqve, Lazios dhe Atalantës, të cilat do të luajnë të shtunën më 21 maj, ndërsa më 22 do të mbyllet kampionati me ndeshjes e Interit dhe Milanit, të cilat janë në garë për titullin kampion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency