Mertens barazon Maradonën, legjenda e përgëzon
Dries Mertens, në fitoren 0-2 të Napolit në fushën e Frosinones, realizoi golit e tij të 81-të me fanellën e Napolit në Serinë A, duke barazuar numrin e finalizimeve të legjendës Diego Armando Maradona. El Pibe de Oro, nuk ka ngurruar ta përgëzojë futbollistin belg për këtë arritje.
“Dua ta përgëzoj Dries Mertens që sot arriti shifrën e 81 golave. Shpresoj me zemër që të shënojë shumë gola të tjerë me Napolin.”
Mertens është pjesë e Napolit që nga viti 2013. Fanellën e ka veshur në 202 ndeshje të Serisë, duke shënuar 81 gola. Ndërsa Maradona këtë shifër golash e ka arritur duke luajtur në 181 ndeshje.
Voglio congratularmi con Dries Mertens per le 81 reti raggiunte oggi. Spero con tutto il cuore che continui a segnare…
Geplaatst door Diego Maradona op Zondag 28 april 2019



